Bazuar në vendimin e datës 20 prill 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), sot ka filluar mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.
Sipas njoftimit nga MASHTI shumica e drejtorive komunale të arsimit i kanë dërguar në MAShTI raportet e tyre të cilat konfirmojnë se ky proces ka nisur ashtu siç është paraparë.
Drejtoritë Komunale të Arsimit do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues.
“Mësimi plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19 po organizohet në të mirë të këtyre fëmijëve. Prioritet i MAShTI mbetet përmirësimi i rezultateve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftim.
MAShTI do të jetë në mbështetje të mësimdhënësve dhe nxënësve që ky proces të ketë sukses.
Mësimi plotësues po organizohet në objekte shkollore dhe do të vazhdojë deri në përfundim të vitit shkollor 2020-2021.
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...
Tragjedi në Indonezi: Dy trena përplasen mes vete, 14 viktim...
UNICEF mbledh mbi 120 të rinj, në fokus efiçienca
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...