Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka vizituar sot kandidatët të cilët kanë hyrë në provim pranues për tu bërë studentë të këtij universiteti.
Gjatë vizitës që u ka bërë kandidatëve që po i nënshtroheshin provimit në Fakultetin Filozofik, Dema u ka garantuar atyre se vlerësimi do të jetë real dhe se do të pranohen vetëm më të mirët, raporton arbresh.info.
“Uroj që ti shfrytëzoni të gjitha potencialet dhe njohuritë që keni grumbulluar gjatë shkollimit tuaj sot. Tentojmë të jemi të mirë jo vetëm në regjion, UP-në e bëjnë të mirë edhe personalitete që kanë kaluar në këto karrige dhe janë sot njerëz të suksesshëm të politikës, shkencës, sportit, kulturës, biznesit. Ju garantoj se vlerësimi do të jetë reale sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bëhemi më të mirët”, ka thënë Dema.
Ndërkohë në një prononcim për media pas vizitës, Dema është ka thënë se provimet kanë nisur në ora 9:00 dhe se gjithçka është duke shkuar në rregull.
Sipas tij, provimet do të organizohen për tri ditë ndërkohë që kanë konkurruar mbi 12 mijë persona në 103 programe studimore./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1877042389027511/
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA
Gjyqtarit nga Somalia në Kupën e Botës i ndalohet hyrja në S...
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së