Për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në vendin tonë, shkollat fillore dhe ato të mesme ditën e enjte dhe të premte do ta kenë pushim, mirëpo kjo nuk vlen për institucionet parashkollore (çerdhet).
Kështu tha ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini.
Ai tha se mësimi për të gjithë nxënësit do të vazhdojë ditën e hënë, përkatësisht më 5 mars.
“Deri ditën e hënë nuk do të zhvillohet mësimi për shkollat fillore dhe ato të mesme. Për parashkollorët nuk kemi marr vendim”, ka thënë ministri i Arsimit, Bytyqi. /Telegrafi/
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...