Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, sot ka pritur për vizitë Ministrin e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami.
Ata vizituan strukturat udhëheqëse dhe studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Ministri Arsim Bajrami, në këtë takim ka premtuar mbështetje të fuqishme të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, njofton kumtesa komunale.
“Gjakova ka traditë universitare, ka kuadrot dhe presim që këtu do të veçohet një cilësi e lartë studimi dhe aftësimi profesional i kuadrove të reja”, ka thënë ministri Bajrami.
Ai ka shtuar se Universiteti i Gjakovës do të ketë edhe fonde mbështetëse dhe do të ketë një autonomi të plotë të veprimit.
Ndërsa, Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ne si Komunë jemi përherë të gatshëm që këtë vatër të dijes dhe të shkencës ta mbështesim me të gjitha format që janë në kompetencë dhe në mundësi tona.
“ Ne kemi ofruar hapësirën për kampusin universitar dhe në të ardhmen do të japim mbështetje për të ofruar dhe siguruar kuadrot e mjaftueshme gjakovare për këtë universitet”, ka thënë kusari-Lila./Arbresh.info/
Do të tentohet të sigurohet dëshmia e një dëshmitari përmes ...
Eskalon debati mes Labit dhe Fjollës: Shko shërohu, merri qe...
Vazhdon akreditimi i vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e ...
Tragjedi në Angli/ Vajza 9-vjeçare vritet me thikë nga një 1...
Vazhdon gjykimi në rastin Banjska, mungon sërish dëshmitarja...
Hapet thirrja për transport publik të subvencionuar, linja t...