Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti shefen e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane, Anja Beccky, përfaqësuesit së bashku me përfaqësuesit e GIZ-it dhe të KFW-së , me të cilët bisedoi rreth mbështetjes së deritashme të Gjermanisë në Kosovë në sektorin e arsimit.
Zonja Beccky i uroi ministres Bajrami detyrën e re, njëherësh shprehu gatishmërinë e Ambasadës Gjermane që të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen për të mirën e arsimit në Kosovë.
Ministrja Bajrami i falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë dhe të GIZ-it për kontributin e dhënë në zhvillimi e arsimit në Kosovë me projekte të ndryshme, njëherësh tha se është më se e nevojshme që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, në mënyrë që të arrijmë synimet tona për të pasur një arsim cilësor.
Më tej, ministrja Bajrami tha se, MAShTI-i do të angazhohet maksimalisht që të implementohen me sukses programet e deritashme dhe programet e reja të mundshme, duke e cilësuar Gjermaninë si një ndër partnerët më të rëndësishëm të zhvillimit të arsimit në Kosovë./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...