Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka vizituar Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), ku është pritur nga kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja dhe Kryesia.
Gjatë këtij takimi, kryetari Kraja e informoi ministren Bajrami për punën dhe aktivitetet e AShAK-ut, me fokus të veçantë, rreth një dokumenti/platforme që po e përgatitë Akademia, në bashkëpunim me ekspertët e fushës edhe jashtë Akademisë. Ky dokument ka të bëjë me çështjen e sistemit të arsimit në Kosovë, ku do të identifikohen të metat dhe vështirësitë me të cilat po përballet sistemi, si dhe do të jepen rekomandime se si të përmirësohet ai.
Ministrja Bajrami e mirëpriti kontributin e AShAK-ut dhe theksoi se përfundimet që do të dalin nga dokumenti i Akademisë, do të shërbëjnë si udhërrëfyes dhe do të trajtohen me kujdes nga Ministria, në mënyrë që MAShTI në bashkëpunim me AShAK-un dhe gjithë komunitetin e ekspertëve të arsimit të punojnë së bashku për përmirësimin e sistemit të arsimit.
Në këtë takim, ministrja Bajrami dhe kryetari Kraja u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin mes dy institucioneve. /arbresh.info/

Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot