“Ju mund të vendosni të jetoni në Gjermani, Francë e Itali, dhe kjo është e mira e të qenit anëtarë,” ju ka thënë Apostolova nxënësve, në kohën kur Kosovës ende i mohohet lëvizja e lirë në zonën Shengen, ndërsa anëtarësimi në Bashkimin Evropian është në rrugë qorre shkaku i pengesave në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, shkruan arbresh.info.
“Duhet të keni edukimin më të mirë në Kosovë, kjo është pse BE-ja ju asiston. Dua të shoh ndryshimin në kualitetin e arsimimit,” është shprehur Apostolova.
Sipas saj, këta nxënës duhet të jenë të përgatitur për tregun evropian, dhe të bashkëpunojnë me të rinjë tjerë të Evropës.
Ajo ka rekomanduar për sistemin arsimor në Kosovë që nga klasa e parë të kenë lëndë për mjedisin, sepse natyra e Kosovës është e jashtëzakonshme.
Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, këto komente i ka bërë në prani të Ministri të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në hapjen serisë të “EU Teach a Day”, para nxënësve të gjimnazit “Xhevdet Doda”./arbresh.info/
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...
BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizo...
Kurti takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, shprehu mir...
LDK në Podujevë e propozoi Agim Veliun për deputet, vjen rea...
“Plani i Rritjes”, Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 mi...
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës, vazh...