Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë reaguar lidhur me mos rihapjen e institucioneve parashkollore në komuna.
Përmes një njoftimi AKK kërkuar nga institucionet qendrore që të kenë koordinim më të mirë dhe efektiv për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm në parandalimin e pandemisë COVID-19 por edhe për çështje tjera të interesit publik.
Njoftimi i plotë:
PSE NUK KA JANË RIHAP SOT INSTITUCIONET PARASHKOLLORE NË KOMUNAT E KOSOVËS?
Sot nuk kanë nis punën çerdhet në komunat e Kosovës. Sepse njoftimi dhe vendimi i institucioneve qendrore u shpall dje pasdite e duke e shtuar konfuzionin në orët e vona të mbrëmjes si për institucionet qendrore ato komunale ashtu edhe për bartësit e institucioneve parashkollore dhe vetë prindërit.
Kryetarët e Komunave vlerësojnë se në këtë rast, kishte mungesë totale të koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe vetë Komunave dhe fatkeqësisht nuk është hera e parë e besojmë që do jetë hera e fundit.
Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon edhe njëherë nga institucionet qendrore që të kemi koordinim më të mirë dhe efektiv për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm në parandalimin e pandemisë Covid-19 por edhe për çështje tjera të interesit publik.
Fillimisht kishim dy versione si datë të hapjes së çerdheve, 1 dhe 8 qershorin. Pastaj në shpallje të vendimit, që u lajmëruam përmes mjeteve të informimit, u tha se kjo rihapje ka kritere të reja. E të cilat kritere nuk ishin publike askund dhe nuk iu ishin dërguar as komunave. Mungonte informata e qartësuar dhe e plotë për një aktivitet tepër të rëndësishëm siç janë çerdhet dhe kopshtet në kohë pandemie.
Më vonë, pak para mesnate komunat pranuan ‘Udhëzuesin për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’. Sipas këtij dokumenti, faza përgatitore e hapjes së institucioneve parashkollore merr disa ditë kohë, meqë ka një mori masave në zbatim të plotë të Udhëzuesit dhe për të siguruar shëndetin e fëmijëve tanë.
Poashtu, përveç këtyre kritereve nga Udhëzuesi për hapje të institucioneve parashkollore, i shtohen edhe çështjet tjera si mbipopullimi i çerdheve, çështja e ushqimit dhe pastrimit, si tre elemente bazike në masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Andaj, marrë për bazë të gjitha këto mund të vlerësohet se pse Komunat kanë vepruar drejtë që nuk kanë lejuar hapjen e këtyre institucioneve me 1 qershor pa përgatitje sipas Udhëzuesit.
Ndërkohë, Komunat e Kosovës, menjëherë kanë filluar angazhimet për zbatim të kritereve dhe masave nga ‘Udhëzuesi për rihapjen e institucioneve parashkollore dhe kopshteve pas pandemisë së COVID-19’ dhe përgatitjen sa më përmbajtësore e të sigurt të hapjes së çerdheve dhe kopshteve.
Pas zbatimit të plotë të këtij udhëzuesi nga ana e komunave, në ditët në vijim do të hapen çerdhet dhe kopshtet dhe do të jenë nën kujdesin e shtuar të strukturave komunale.
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...