Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi,ka shprehur falenderimet e tij për gjithë mësimdhënësit e sistemit arsimor në Kosovë.
Me rastin e shënimit të ditës së mësuesit, organizim ky i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Abrashi është shprehur se investimi në arsim është ndërlidhja e vazhdueshme e tij me tregun e punës.
“Kjo tregon se Kosova ka zhvilluar bazament të qëndrueshëm shoqëror përtej nevojave bazike, dhe për këtë ju detyrohemi gjithë juve veprimtarëve të arsimit. Falë punës suaj dhe angazhimit tuaj, ne jemi sot këtu ku jemi: të lirë të zhvillohemi. Prandaj, më e pakta që ne mund të bëjmë sot për të gjithë ju është t’ju ofrojmë dinjitet”, është shprehur Abrashi.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...