Një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë i cili është publikuar në rrjete sociale ka ngjallë një debat të madh në rrjet.
Në atë dokument shkruhej për një marrëveshje që duhej të nënshkruhej nga shkolla dhe prindi, por më shumë vëmendje mori forma e këtij dokumenti ku u përdoren termet “Prindi 1 dhe Prindi 2”, , shkruan Arbresh.info.
Drejtoria e Arsimit ka reaguar pas duke thënë se ky dokument është hartuar gjatë vitit 2023 nga grupet punuese të shkollave dhe është në përputhje me praktikat evropiane.
Në reagim sqarohet se ky dokument kërkon nënshkrimin e të dy prindërve dhe ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet shkollës dhe prindërve për të siguruar angazhimin e plotë në edukimin e fëmijëve.
“Ka pasur keqkuptime, ku disa prindër e kanë ndërlidhur këtë marrëveshje me procese të tjera, të cilat nuk janë objekt i këtij dokumenti.”, thuhet në njoftim.
“Për DKA, është thelbësore që të dy prindërit të jenë të angazhuar dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në procesin arsimor.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...