Organizata “Studim Kritikë Veprim” bashkë me organizatat e tjera studentore “UPSK” dhe “Reforma” kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që t’i lirojë studentët nga të gjitha tarifat për vitin akademik 2020-2021.
Berita Abazi, ka thënë se shkaku i pandemisë kanë kërkuar që të gjithë studentët të lirohen nga tarifa, raporton arbresh.info
“Ne bashkë me dy organizata të tjera dhe Unioni i Pavarur i studentëve të Kosovës sot e protokolluam kërkesë drejtuar ministrit të Arsimit Ramë Likaj. Kërkesa jonë derivon nga ajo që ne kemi kërkuar para një jave nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, ku si organizatë studentore kemi kërkuar nga këshillat që studentët të lirohen nga të gjitha tarifat për shkollim në vitin akademik 2020-2021”.
E Oktaj Hasani, tha se arsyeja pse e kanë nisur këtë iniciative ka qenë që të financohen studentët teksa gjendja me pandeminë e ka goditur direkt ekonominë e vendit.
“Një element i tillë ka ndikuar që të mbesin edhe pa financim dhe si rrjedhoje shumica kanë menduar ti ndalojnë studimet. Një element i tillë është i papranueshëm dhe kemi dalë që të kërkojmë nga MASH, të largohen studentët nga tarifa “./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...