Njohësja e sistemit arsimor në Kosovës, Salie Osmankaq, ka shkruar për fillimin e procesit mësimor, të cilin po e ndjekin fëmijët e saj në Keni.
Përmes një postimi në Facebook, Osmankaq ka treguar një model të mësimit online në Nairobi, që do të mund ta përdornin shkollat në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot nisëm vitin e ri shkollor, sërish online. Hiç më pak se 15 emal-a na janë dërguar neve prindërve nga shkolla, që nga fillimi i muajit gusht e deri dje. Të gjitha këto në funksion të përgatitjes sa më të mirë të fëmijëve\nxënësve për vitin e ri shkollor.
Që në emailin e parë jemi informuar se mësimi do të jetë online. Në secilin email, pastaj na janë sqaruar deri në detaje hapat se si do të vijojë mësimi, cili është orari, lëndët mësimore, mësimdhënësit (që këtu ndërrohen çdo vit për secilën klasë).
E prej sot, pastaj na dërgohen raportet javore rreth rezultateve dhe suksesit të nxënësve\fëmijëve tanë.
Krejt njësoj do të mund të bënin edhe shkollat në Kosovë, po të kishte më shumë vullnet nga drejtuesit e dikastereve të arsimit.
Është gjë shumë e lehtë. E them me kompetencë, duke qenë se e njoh mirë sistemin arsimor në Kosovë, që nga niveli parashkollor, e deri tek ai i doktoratave. Kjo, edhe po ma mundëson të bëjë edhe krahasimet me sistemin anglez të arsimit.
Nuk do të arrijmë askund pa arsim cilësor. Mjaft keni bërë eksperimente me arsimin. Fëmijët tanë meritojnë të ecin krah botës së zhvilluar./arbresh.info/

Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale
Kapet i dyshuari me 21 dele, tentoi t’i kontrabandonte me nj...
Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...