Sot kur ka filluar mësimi në të gjitha shkollat e vendit dhe janë bërë gati me librat shkollorë, në Drenas përveç klasave 3-ta, 7-ta dhe 8-ta të gjitha klasat e tjera janë pajisur me libra.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Muhamet Gjoka.
“Librat i kemi pranuar në dy grupe. Në grupin e parë i kemi shpërnda në të gjitha shkollat. Ndërsa në grupin e dytë sot do të shpërndahen për klasat 3, 7 dhe 8”, ka deklaruar ai.
Gjoka bëri të ditur se është duke bërë përpjekje që t’i vizitojë të gjitha shkollat për të parë nga afër se si po rrjedh procesi mësimor i ditës së parë./arbresh.info/
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar