Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë aplikuar rreth 1700 maturantë deri në ditën kur edhe është mbyllur konkursi. Në bazë të statistikave, në të gjitha fakultetet interesimi është mjaft i madh, por fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimi gjegjësisht programi fillor.
Sipas një komunikate për media të Universitetit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2016-2017, do të regjistrojë 1504 studentë, në kuadër të këtij numri do të përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës dhe ata të komunitetit pakicë.
Shpresë Qamili, Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik.
“Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshëm, është administruar në mënyrë efikase. Nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Prorektorja Shpresë Qamili.
Ndërkohë, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan më 21. korrik do të mbahet provimi pranuese, kurse deri më 26 korrik shpallen rezultatet.
Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve.
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?
PSG nis negociatat për rinovimin e kontratës me Luis Enrique...
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...