​Sot mbahet gara nacionale e gërmëzimit

Mike Yoder/Journal-World Photo Participants in a spelling bee at Kennedy School sit and wait their turn with spelling a word as the rest of the school watches the contest Thursday, January 14, 2010.

07:17 | 24 Maj 2019
M. A.

Sot, 44 nxënës nga klasa 7 deri në klasën 9, nga të gjitha regjionet e Kosovës do të takohen për të garuar në finalen e garës së tretë vjetore të gërmëzimit në gjuhën angleze.

Këta nxënës, para së të vijnë deri te finalja, kanë garuar në garat lokale dhe regjionale ku kanë fituar dhe vendin në finalen e garës së gërmëzimit.Arsimtarët e gjuhës angleze me ndihmën e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes kanë punuar së bashku më nxënësit në përvetësimin e gjuhës angleze.

Kjo ngjarje do të prezantojë aftësitë të cilat nxënësit kanë për të mësuar një gjuhë të huaj dhe punën e madhe të cilën arsimtarët e gjuhës angleze dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë investuar në këtë garë.Gara nacionale e gërmëzimit mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale