Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, e ka quajtur projektin më gjigant dhe atraktiv të qeverisë Haradinaj, autostradën e Dukagjinit.
Këtë e ka thënë në dëgjimin publik me qytetarët e Gjakovës.
Sipas njoftimit nga MI, Lekaj ka siguruar banorët e Gjakovës se “ky projekt do të realizohet konform interesit të tyre dhe se çdo shqetësim, sugjerim apo vërejtje e tyre në këtë debat do të merret parasysh, do të analizohet dhe nëse është kompatibil me projektin do të inkorporohet në të”.
Lekaj ka shtuar se projekti do të realizohet me buxhetin e shtetit pa huamarrje.
Në njoftim bëhet e ditur se vlera totale e projektit arrin rreth 1 miliard euro. Vlera e përafërt e projektit do të sillet rreth 590 milionë euro, kurse me shpronësime rreth 1 miliard euro, me financim të ndarë në katër vite qeverisje. Gjakova do t’i ketë 3 hyrje-dalje në këtë autostradë, kurse qasja më e afërt e Gjakovës do të jetë në distancë prej 4.1 kilometra.
“Lekaj i siguroi gjakovarët se projekti i autostradës së Dukagjinit do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të larta, duke i respektuar të gjitha parametrat e autostradave më moderne të Evropës. Pas prezantimit të projektit nga kompania projektuese qytetarët e Gjakovës falënderuan ministrin Lekaj dhe Qeverinë e Kosovës, për këtë projekt madhor për Dukagjinin dhe dhanë komentet e tyre lidhur me të, duke kërkuar që autostrada të bëhet sa më afër qytetit të Gjakovës që t’u mundësojë atyre qasje më të lehtë në të”, thuhet në njoftim.
Në fund të njoftimit thuhet se Lekaj do të marrë pjesë në dëgjimet publike me qytetarë për autostradën e Dukagjinit në komunat nga do të kalojë ky projekt.
Komunat ku do të mbahen dëgjime publike për autostradën e Dukagjinit janë: Rahoveci, Juniku, Deçani, Peja, Istogu dhe Prizreni.
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit
Osmani reagon për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit: Nga akad...
Kush ishte Nexhat Daci? Jeta dhe veprimtaria e akademikut që...
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...