Së fundmi, ministrja për Integrime Evropiane ka deklaruar se liberalizimi i vizave mund të mos ndodhë brenda këtij viti.
Kështu ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se BE ka vendim politik për këtë, pasi Kosova i ka përmbushur kriteret.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, duke komentuar deklaratën e Hoxhajt, ka thënë se deklarata të tilla për të folur në emër të BE-së janë konfuze dhe të pamatura, derisa luajnë me ndjenjat e qytetarëve për vizat.
“Deklaratat e njerëzve të Qeverisë rreth procesit aktual të liberalizimit të vizave, janë deklarata të pamatura, konfuze me të kaluarën e afërt, pa përgjegjësi institucionale, kinse edhe duke folur në emër të BE-së, janë deklarata të cilat po krijojnë vetëm paqartësi, njëherësh është lojë e keqe me ndjenjat e qytetarëve për liberalizimin e vizave”, është shprehur ai.
Deputeti thotë se qeveria me skandale dhe deformim të imazhit të Kosovës po e vështirëson rrugën evropiane të Kosovës.
“Neve në vazhdimësi kemi ngritur këto shqetësime për papërgjegjësinë politike të kësaj qeverie, skandalet dhe deformimi i imazhit të Kosovës, ku siç duket tani këtë po e paguajmë edhe me vështirësimin e rrugës evropiane të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj për “Bota sot”.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...