Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për herë të parë për ndasitë që janë bërë në partinë NISMA.
Ai ka folur edhe për deklaratat e Jakup Krasniqit, i cili ka thënë se është pishman që Zekën e ka pranuar në parti.
Deputeti i Nismës në Televizionin 7 ka thënë se do Nisma dhe Jakup Krasniqi duhet ta falënderojnë që është pjesë e tyre, pasi siç thotë ai Nisma është ngritur nga votat e tij.
“ Nisma është rritur nga votat e mija. Nisma për hirë të votave të ka marr edhe qindra euro në KQZ”, ka thënë ai.
Zeka ka thënë se Jakup Krasniqi ka gabuar që ka thënë se është pishman për mundësin që ia kanë dhënë për te hyrë në Nisma.
“ Nuk është korrekte ajo çka ka thënë Krasniqi. Për mua janë fjalë të pa matura dhe nuk di si ka mundur të më thotë atë”./T7/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...