Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka vazhduar me akuza ndaj Kosovës.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se synimi kryesor në Kosovë është “spastrimi” i serbëve.
Ai ka bërë thirrje që serbët e Kosovës të jenë të bashkuar edhe pse sipas tij nuk do ta kenë të lehtë.
“Serbët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar rreth Serbisë së tyre. Vetëm kështu do të rezidtojnë nga sulmet e organizuara. Shqiptarët kërkojnë tokën, por jo edhe serbët si pjesë e saj. Do të mundohen që të gjithë serbëve t’ua shkëpusin lidhjet me Beogradin, Qeverinë, presidentin Aleksandar Vuçiq”, tha Vulin për “Kurir”, transmeton lajmi.net.
“Shqiptarët llogarisin që fuqitë perëndimore do të kërkojnë përjashtime nga Serbia sepse Haradinaj ka vendosur të shkojë në Hagë, se ka dhënë përgjegjësi për veprimet e luftës dhe politikës, por nga vullneti i mirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...