Ndërkohë, zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka reaguar lidhur me ngjarjet në liqenin e Ujmanit duke thënë se dhuna nuk duhet të jetë mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe se Prishtina nuk duhet të shfrytëzojë Forcat Speciale në veri të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut ka kërkuar reagim urgjent të shtetit serb, pas shkuarjes së njësisë special të Policisë së Kosovës dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në këtë komunë dhe, siç ka thënë ai, kapjes së liqenit të Ujmanit.
Atë çfarë ndodhi gjatë ditës ai e përshkroi si “ofendim të rëndë”.
“Nëse herën tjetër ndodh diçka e ngjashme, nuk do të mund të mbajmë popullin nën kontroll dhe këtu mund të ndodhin gjëra të shëmtuara”, ka thënë Stevan Vuloviq për mediat serbe.
Nuk ka pasur reagime të serbëve lokalë ndaj vizitës së Thaçit në Ujman.
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...