Izetbegoviqi në intervistë për portalin sarajevas Klix, ka thënë se Vuçiqi e ka parë veten pas gabimeve të mëdha e të shumta që serbët i kanë bërë, por ai ia sheh për të madhe atij që flet për pajtimin me boshnjakët dhe është për B e H-në unike ndërsa në të njëjtën kohë miqësohet dhe me asnjë fjalë nuk e kundërshton kryetarin e Republikës Serbe Milorad Dodik i cili i fyen boshnjakët dhe vë në pikëpyetje integritetin e Bosnjës e të Ballkanit.
Ai ka shtuar se në fjalimin e tij në Kosovë, Vuçiqi ka lavdëruar udhëheqësit e luftës dhe të dënuarit për krime lufte”.
Izetbegoviqi ka thënë se Vuçiqi po përpiqet që me fjalë të mëdha ta kënaqë e ta qetësojë pjesën radikale të opinionit serb para se të ndërmarrë ndonjë hap për Kosovën që do të mund të shkaktonte kryengritje.

“Është e qartë se ka ardhur koha për vendimin përfundimtar për zgjidhjen e nyjës kosovare”, ka thënë Izetbegoviqi.
Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik mendon se statusquoja e lodh Serbinë, e frenon rrugën e saj evropiane dhe se është vështirë të jesh udhëheqës serb e të pranosh realitetin, pavarësinë e Kosovës
Duke folur për këmbimin eventual të territoreve, ai ka shfaqur frikën se ky veprim do të shtojë apetite në Republikën Serbe për pavarësi, krijimin e entitetit kroat dhe bashkëpunimin e politikanëve serbë e kroatë në këtë drejtim.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...