Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot e nesër të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ai megjithatë do të vizitojë edhe digën e Ujmanit, ani pse fillimisht i ishte refuzuar leja për këtë, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, pas presionit ndaj autoriteteve kosovare nga Bashkimi Evropian, atij iu mundësua edhe realizimi i agjendës në këtë pjesë.
Vuçiq do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.
Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë.
Në ora 15:40 në Leshak.
Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak.
Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviq.
Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.
Ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë.
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan.
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë.
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.
Arbresh.info do t’ua sjell LIVE nga vendi i ngjarjes.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër