Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka ftuar në takim urgjent udhëheqësit e ushtrisë dhe policisë serbe.
RTS raporton se në takim janë prezent Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsilloviq, Ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq dhe Bratistllav Gasiq, udhëheqës i BIA-s, përcjell arbresh.info.
LEXO EDHE: Arrestohen katër persona për vrasjen e Ivanoviqit në veri të Mitrovicës
Përveç kësaj, edhe Qeveria e Serbisë po mban mbledhje urgjente.
Këto mbledhje vijnë pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri ku janë arrestuar katër persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq./Arbresh.info/
Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prish...
Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar vjen sot në Kos...
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...