Këto akuza të VV-së në drejtim të PSD-së, kanë ardhur pas shkarkimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Siç thotë Kurteshi, një gjë e tillë ishtë bërë në bashkëpunim me deputetët e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s.
Ai thotë se kjo mbështetje e partive të cilat janë në pushtet qendror, po vjen si shpërblim për Shpend Ahmetin, partia e të cilit po ua bënë kuorumin në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“PSD-ja e Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit, dje morën një shpërmblim personal nga Koalicioni Qeverisës i Kosovës, i përbërë nga PDK-AAK-NISMA-AKR dhe Listës “Srpska”. Meqenëse, PSD-ja është kthyer në patericën që po mban në këmbë këtë qeveri në pushtetin qëndror, duke i bërë numrat për kuorum në Kuvend, atëherë kjo qeveri e delegjitimuar ia ktheu dje favorin PSD-së në Dardanë, duke ia bërë Qëndron Kastratit numrat në Asamblenë Komunale për të shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Pra, Kadri Veseli dhe Goran Rakiq ia kthyen borxhin Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit në Dardanë. Mirëpo çmimin e këtij “borxhi” në fund dihet se kush do ta paguajë: qytetarët”, ka thënë Kurteshi në një konferencë për media.

Deputeti i VV-së, Kurteshi gjithashtu ka akuzuar të dy kryetarët, Shpend Ahmetin dhe Qendron Kastratin, se janë bërë kryetar me votat e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe më pas pasi e kanë konsoliduar pushtetin, janë larguar nga partia.
Për afrimin e PSD-së me partitë në pushtet ditë më parë kishte folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Pressing të T7.
Ai kishte thënë se për disa seanca radhazi deputetët e PSD-së, po qëndrojnë në sallë për t’ia bërë kuorumin pushtetit, dhe se nuk po qëndrojnë në një linjë si opozitë së bashku më LDK-në dhe VV_në.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...