Përfaqësuesit e partive politike pritet të mblidhen sot për të diskutuar rreth shpërndarjes së Kuvendit.
Të gjitha subjektet politike janë deklaruar pro shpërndarjes, e cila do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Por në rast se edhe më tej vazhdon të ketë zvarritje të zgjedhjeve, zyrtarët e LVV-së kanë paralajmëruar organizim të protestave, shkruan sot gazeta Zëri.
Teksa ka dhënë njoftimin për mbledhjen e Kryesisë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se ky takim ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e secilit grup parlamentar lidhur me situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit.
Me këtë rast Veseli ka njoftuar se si udhëheqës i koalicionit PAN i ka kthyer përgjigje presidentit Hashim Thaçi dhe e ka njoftuar atë se nuk do të ketë mandatar tjetër për formimin e Qeverisë.
Para këtij njoftimi Thaçi i kishte shkruar Veselit dhe i kishte kërkuar që partnerët e koalicionit ta propozonin kandidatin e ri për kryeministër. Ndonëse opsionin e mandatimit të një kandidati të ri për kryeministër e lejon Kushtetuta, partitë politike po kërkojnë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve.
Në këtë drejtim, Veseli ka konsideruar se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të shmangen pas situatës së krijuar tashmë.
“Kam thënë dhe e përsëris, zgjedhjet janë të pashmangshme dhe janë në interes të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë, edhe tash, e në të ardhmen, i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar”, ka potencuar ai.
Së këndejmi i pari i PDK-së, ka thënë se organizimi i zgjedhjeve të reja në Kosovë duhet të ndodhë sa më parë.
“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejt të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka shtuar Veseli.
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...