Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim menaxhmentin e Gjigantit metalurgjik Trepça, pas regjistrimit të kompanisë si shoqëri aksionare, që u bë e mundur pas miratimit të ligjit dhe statutit nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Veseli në një postim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm.
Sipas tij, shndërrimi i Trepçës në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj.
“Me Ligj e me Statut të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë Trepça është regjistruar si shoqëri aksionare. Minatorët, menaxhmenti dhe anëtarët e bordit e kanë pritur që dy dekada këtë lajm. Trepça ka qenë dhe do të mbetet e Kosovës përgjithmonë. Shndërrimi në shoqëri aksionare është një hap i madh drejt rigjallërimit të plotë të potencialit të saj. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës!”, ka shkruar Veseli.

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...