Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se në përgjithësi Kuvendi i Përgjithshëm ka kaluar në mënyrë të rregullt.
Ai ka thënë se ka pasur gatishmëri të jetë në krye të LDK’së derisa ka thënë se në fund u morën vesh për kandidat konsusual.
“Më tepër ka pasur përfolje. Është lakuar emri im. Nuk e kam shprehë publikisht asnjëherë”, ka thënë ai.
“Kam pasur gatishmëri për ta udhëhequr Lidhjen Demokratike. Kemi arritur konsensus që z. Mustafa të jetë edhe më tutje Kryetar i LDK’së”, ka thënë Veliu.
Ai ka thënë se statuti i LDK’së është zbatuar në përpikëri edhe kur është puna e për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
“Për ta marrë nominimin në bazë të Statutit kërkohet 50 për qindëshi plus një delegat për ta aprovuar kandidaturën. Dy propozime ishin në Kuvend. Njëri s’e kaloi procedurën. Edhe mbeti vetëm një kandidat”, ka thënë ai.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...