Pas një aksidenti në komunikacion që kishte ndodhur në muajin qershor të këtij viti në fshatin Shirokë të Suharekës, një kosovar i aksidentuar ka vdekur të mërkurën në spitalin e Shkupit ku po trajtohej prej muajsh.
I aksidentuari fillimisht kishte marrë trajtim në QKUK, para se të dërgohej në spitalin e kryeqytetit të Maqedonisë ku edhe ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për vdekjen e kosovarit.
“Dje me datën datën 05.09.2018 ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkupit. Me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë”, ka thënë Policia.
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...