Studentët serb të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar përsëri sot në veri të Mitrovicës, kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur një taksë prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia e Bosnja e Hercegovina, shkruan Gazeta Express.
Ata kanë thënë se nëse Prishtina nuk do të largojë këtë taksë, atëherë do të mbesin dhe pa bukë.
Me gojë të mbyllura, e me pëllumba në dorë, ata kanë dhënë mesazhe për kryeqytetet kryesore të Evropës.
Milan Savic, thotë se kjo protestë është në vazhdën e reagimeve për të bërë presion mbi Bashkimin Evropian që të reagojë kundër kësaj takse.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk do të marrë masa, shumë shpejt do të mbetemi pa bukë, dhe kjo do të jetë e vështirë për ne”, ka thënë ai për ‘telegraf,rs’, transmeton Gazeta Express.
Studentja tjetër, Nemanja Bisevac, ka thënë se të gjithë studentët po e përkrahin protestën kundër taksës.
Ditë më parë kanë protestuar edhe punëtorët e qendrës shëndetësore që gjendet në veri të qytetit të Mitrovicës.
Ata kanë thënë që shumë shpejtë kjo qendër do të përballet me mungesë të barnave, shkaku i taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës.
KQZ thotë se ka nisur numërimi i votave
Prokurori i Shtetit deri në këto momente nuk ka ndaluar asnj...
Rekordi i votave në vendvotimet në Kosovë
Sa deputetë do t’i ketë LVV, PDK, LDK e AAK sipas Exit Poll-...
Dalja në zgjedhje mbi 44 për qind
Exit Poll-i i UBO Consulting: Si ishte përqindja më 9 shkurt...