Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se privatizimi i Telekomit është i domosdoshëm.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, privatizimin e Telekomit po e cilëson si të domosdoshëm.
Lluka në televizionin publik ka thënë se nëse nuk bëhet tash, Telekomi do të shkojë drejt falimentimit për shkak të borxheve.
“Qëndrimi i Telekomit është shumë i vështirë, dhe do të vijë koha që situata do të vështirësohet edhe më shumë, sidomos kur është çështja e borxhit që e ka Telekomi. Kjo e çon në falimentim të menjëhershëm”, ka thënë ai.
Sipas Llukës, duke e parë situatën në të cilën është Telekomi, privatizimi i tij është i domosdoshëm.
“Duke parë këtë situatë, mendoj që një privatizim është i domosdoshëm”, ka thënë Lluka.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...