Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi në rrjetin e saj në Facebook e ka publikuar një video gjatë ekpseditës në Lhotse South.
Uta Ibrahimi kësaj radhe është ngjitur në Lhotse South që ka një lartësi rreth 7000 metra, derisa më parë ajo është ngjitur edhe në Everst dhe Manaslun, transmeton Periskopi.
“Kjo është një video e shkurtër nga ekspedita në Lhotse South Face, derisa të jem në gjendje t’i vendos të gjitha së bashku, unë tani po ndaj vetëm këtë.
“Shumë njerëz më kanë pyetur se si ishte ekspedita në Lhotse South – pak a shumë, kjo ishte rruga jonë çdo ditë …
“Nuk ishte aspak e lehtë – e di – por ishte rruga më e bukur dhe më e vështirë për t’u ngjitur ndonjëherë, rreth 7 mijë metra lartësi.
“Lhotse South, më mungon dhe të dua tashmë! Më duhet të kthehem sa më shpejt,” ka shkruar Uta Ibrahimi në Facebook.
Për më shumë shiko videon e mëposhtme.
https://www.facebook.com/UtaIbrahimi/videos/vb.1333668090/10219241117242087/?type=2&video_source=user_video_tab
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...