Sot rreth orës 14:00, në fshatin Qikatovë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku treni ka goditur një veturë.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Qikatovë. Një tren ka goditur një veturë dhe si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime shoferi i veturës i cili është dërguar për trajtim në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes gjatë pjesëmarrjes në trafik, pasi si pasojë e pakujdesisë kanë ndodhur shumë aksidente ku kanë humbur jetën qytetarët e Kosovës./GazetaExpress/


Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati