Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar 8 marsit për të gjitha gratë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar.
Më poshtë postimi i Thaçit:
Ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë.
Përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithatë, krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar.
Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë!
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...