Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Munih të Gjermanisë, sot është takuar me ish-zv/presidentin amerikan, Joe Biden.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Thaçit:
Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës.
Sot biseduam për marrëdhëniet speciale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Biden është krenar me shtetndërtimin 11 vjeçar të Kosovës dhe kërkoi unifikim të spektrit politik për ta përmbyllur njëherë e përgjithmonë konfliktin shekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
SHBA-ja, demokratët dhe republikanët, mbështesin fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje sjellë paqe të përhershme dhe siguron njohje reciproke, si dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB.
Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së. HTH

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...