Thaçi ka theksuar gjatë diskutimit me panlistë në forum pati pikëpamje të ndryshme për realitetin dhe të arriturat e dialogut.
Ai ka shtuar se nuk ka alternativë tjetër, pos dialogut, transmeton Indeksonline.
“Forumi është një mundësi e mirë për shtetin e Kosovës që të afirmoj të arriturat e veta, të prezantoj sukseset e vendit tonë si i pavarur, në Sllovaki që ende nuk e ka njohur Kosovën.
Kishim mundësi të takohemi me liderë të ndryshëm e me zyrtarë të SHBA-së, të cilët konfirmuan mbështetjen e fuqishme që do të këtë edhe në të ardhmen.
Ndërsa, në forumin që patëm me panelistë, natyrisht se ka pikëpamje të ndryshme për realitetin aktual, dallime thelbësore edhe për të arriturat e dialogut në të kaluarë.
Serbia duhet të implementoj marrëveshjet në sektorin e energjisë dhe të krijojë mundësi që të mos pengoj serbet që të funksionalizoj çështjen e urës dhe që Kosova të respektoj ato që i ka nënshkruar në vitin 2013.
Sa i përket debatit me Presidentet Vuçiq dhe Gjukanoviq, ishte në frymën e një diskutimit të kërkimit të mundësive për vazhdimin e dialogut, për tejkalimin e pengesave. Që dialogu të mos kushtëzohet dhe që të arrihet një marrëveshje që do të përmbyllim me njohje reciproke mes dyja vendeve. Pavarësisht nga skeptikët, dialogu nuk ka alternativ”, ka deklaruar Thaçi.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...