Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar demonstratat studentore të vitit 1981.
Përmes një shkrimi ai tha se ky vit shënon kthesën përfundimtare për avancimin e statusit politik të Kosovës.
“Pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike. Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërruan në vullnet dhe kërkesë gjithë popullore për Republikën e Kosovës. Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avancimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës” shkruan Thaçi.
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...