Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk do të pranojë kushte të reja për liberalizimin e vizave.
“Kam potencuar gjithashtu se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere të reja për liberalizimin e vizave – as heqjen e tarifës apo ndonjë çështje tjetër. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Po ndodh një diskriminim dhe trajtim për qytetarët e Kosovës sikur të ishim qytetarë të kategorisë së dytë në kuadër të këtyre përkushtimeve të shteteve anëtare të BE-së”.
Sipas tij, tani duhet të ndodhë vullneti politik i vendeve përkatëse të BE-së dhe vendimi definitiv që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm.
I pari i vendit këto komente i ka bërë në një prononcim për media pas takimit që ka pasur me delegacionin e Francës dhe Gjermanisë që përbëhet nga zyrtarë të lartë të cilët janë në Kosovë për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Paris./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës