Deputeti i Parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, ka folur për takimin që ka pasur sot në mëngjes me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kur ky ia ka prezantuar qëndrimin gjerman se ndryshimi i territoreve, apo shkëmbimi është ide me rrezik të lartë, Thaçi i ka thënë: “Unë jam president i këtij vendi, unë vendosi”.
Deputeti gjerman tha se Parlamenti i Kosovës është institucioni kryesor që duhet te vendos për çështje të tilla.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve kërkon zgjidhje të qëndrueshme. Këto komente i ka bërë gjatë një takimi me gazetarë.
Ndryshe nga Beyer, përmes rrjetit social Facebook, Thaçi nuk ka përmendur reagimin e tij ndaj qëndrimit gjerman.
“Sapo përfundova një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin biseduam për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Jemi mirënjohjes për mbështetjen gjermane në procesin e shtetndërtimit në Kosovë. Shteti gjerman vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë