Presidenti Hashim Thaçi gjatë një prononcimi për media ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri që punon më mirë për mirëqenien sociale.
“Kosovës i duhet një Qeveri që punon më mirë për mirëqenien sociale, dhe jo që jep deklarata patriotike”, ka thënë Thaçi në Tiranë, raporton T7.
Presidenti gjendet në Tiranë bashkë me liderë të tjerë ballkanikë dhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së, Federica Mogherinin.
Thaçi gjatë prononcimit të tij ka thënë se është takuar sot me Mogherinin dhe se me të ka folur për vizat. Sipas Thaçit ka tendenca që Kosovës t’i vihen kushte shtesë për liberalizim të vizave.
“I kam thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë. Tendenca për t’i vënë kushte shtesë Kosovës është poshtërim për Kosovën”, është shprehur Thaçi.
Tutje ai ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që Qeveria kosovare e ka vënë, është e drejtë.
“Taksa është e drejtë. Fajtor për ngecjen e dialogut janë ata qe po e kushtëzojnë dialogun në këtë rast Serbia”, u deklarua Presidenti.
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...
Vazhdon ‘greva’ e Ronaldos, nuk do të jetë preze...
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...