Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur të heqë dorë nga Veriu i Kosovës, të cilin e konsideron dhuratë të Aleksander Rankovicit, njëri prej pushtetarëve serb në kohën e Titos që ka bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve.
Nuk e ka thënë asnjë fjalë për vizitën e Vucicit në Veri.
Hashim Thaçi nis të heq dorë nga Veriu si dhurate e Rankovicit dhe kërkon Luginën e Preshevës
Pas një debati televiziv ku tha se një pjesë të Veriut të Kosovës i ishte bashkuar Kosovës në vitet e 50 nga Rankovic, të njëjtën, Thaçi e ka përsëritur në një shkrim në FB.
Aty, ka thënë se s’duhet të mbesim rob të dhuratave të Rankoviqit por të marrim Luginën e Preshevës në kuadër të Marrëveshjes Finale me Serbinë.
“Vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore”, ka shkruar Thaçi në Fb.
“Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet. Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane”, ka shtuar ai.
Sipas Presidentit, rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB.
“Kjo marrëveshje sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe Kosovës i hapë rrugë të sigurt dhe të shpejtë për në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shtuar ai.
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi