Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Jon e cila po ifluencon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot relativisht të qëndrueshëm.
Dita e Martë dt 01 Janar 2019 moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/3°C
Zonat e ulëta 0/13°C
Zonat bregdetare 5/13°C
E Mërkurë 02 Janar 2019
Dita e Mërkurë dt 02 Janar 2019 masa ajri të ftotha arktike do të afrohen në vendin tonë, moti do të jetë me vranësira reshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -4/2°C
Zonat e ulëta 1/11°C
Zonat bregdetare 4/11°C. /RTK
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...