Vazhdimi i seancës së Kuvendit është shtyrë për të premten në orën 10:00, kjo pasi kanë munguar disa deputetë të pozitës.
Pasi deputetët e LDK-së dhe VV-së, lëshuan sallën, pozita shkojë në pauzë, ndërsa, posa u kthyen kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se për shkak të disa agjendave, ku iu kanë munguar tetë deputetë, në koordinim me grupet parlamentare, seanca vazhdon të premten në orën 10:00.
Kuvendi të premten vazhdon punimet me votimin e pikave të mbetura nga seancat e nisura më 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor.
Janë mbi 20 pika të rendit të ditës që pritet të jenë në votim./arbresh.info/
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...