Të gjithë qytetarët me kushte të rënda ekonomike dhe vështirësi banimi, ftohen që të lajmërohen në Komunën e Prishtinës, raporton arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, Drejtori për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj.
Ai ka shkruar se Komuna e Prishtinës ka formuar task forcën për evidentimin e shtëpive me rrezikshmëri të banimit.
“ Të gjithë qytetarët në kushte të rënda ekonomike dhe të cilët jetojnë në shtëpi të pasigurta për banim të paraqiten në sportelet e Komunës së Prishtinës apo të thërrasin numrat emergjent 0800 122 33 dhe 0800 122 44. Drejtoria për Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike ka formuar një task forcë, e cila shërben për ta bërë evidentimin e shtëpive me rrezikshmëri të banimit. Kjo task forcë krahas evidentimit të pasigurisë në banim, bën edhe konstatimin e gjendjes së rrezikshmërisë (që është një nga kriteret) për subvencionimin e qirasë”, ka shkruar Kukaj.
Komuna e Prishtinës është shprehur e gatshme se nëse hapësirat e banimit janë në rrezik, do të paguajnë qiranë e banimit./Arbresh.info

GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...
Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...