Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, thotë për “Zërin” se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, deri para një viti ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, përderisa së fundmi i ka shkelur pikërisht parimet e tilla, duke hyrë në aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë Edita Tahiri disa herë është takuar në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me ç’rast ka krijuar vlerësime të ndryshme për punën pesëvjeçare të kryediplomates evropiane.
Sipas saj, deri para një viti Mogherini ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, përderisa së fundmi i ka shkelur pikërisht parimet e tilla.
“Nga përvoja ime që kam pasur me zonjën Mogherini, deri para një viti ajo ka qenë në mbrojtje të parimeve evropiane në Ballkan e të cilat kanë qenë që gjashtë vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, të bëhen anëtare të BE-së. Mirëpo se çfarë ndodhi në vitin e fundit dhe pse ajo shkeli parimet evropiane e doli në disa aventura, të cilat do të mundë të sillnin luftë në Ballkan, këtë nuk e di”, thotë Tahiri për gazetën “Zëri”.
Pasardhësi i Mogherinit pritet të jetë kryediplomati spanjoll Josep Borrell.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit