Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Ai shprehu besimin se do t’i bind anëtarët e tjerë se pranimi i Kosovës është ide e keqe, mbi të gjitha për organizatën, shkruan Tanjug, transmeton Telegrafi.
Stefanoviq theksoi se Serbia do të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol “deri në ditën e votimit, deri në sekondën e fundit”.
Kujtojmë se ditë më parë edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq kishte deklaruar se është pothuajse e sigurt se Kosova nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e Interpolit.
Serbia vazhdimisht është duke bërë “luftë” të ashpër rreth njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Madje shkaku i kësaj lufte, Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për vendosjen e masës ekonomike prej 10% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja. /Telegrafi/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...