Profesori i të Drejtës Kushtetuese dhe ish-deputeti i pavarur, Riza Smaka, ka thënë se dështimi eventual i mbledhjes së Kuvendit me datën 26 dhjetor do të dërgonte në zgjedhje të reja.
“Nëse dështon marrëveshja politike dhe nuk bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të shkonim në zgjedhje të reja”, thotë Smaka.
“Presidenti do të duhej të konstatonte se ka dështuar mbledhja e Kuvendit dhe do duhej të shpalle zgjedhje të reja”, tha ai për t7.
Smaka po ashtu ka thënë se marrëveshja për koalicion po prishet nga një pjesë e vogël brenda LDK’së që po kërkojnë poste që nuk u takojnë politikisht.
“Nuk po flas për LDK’në në përgjithësi, pasi që aty ka njerëz shumë të aftë. Por vetëm për këtë grupin e vogël Mustafa and co. Ata po kërkojnë diçka që nuk u takon”, ka deklaruar ai.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve