Sipas juristëve, veprimet e Presidentit janë të dënueshme me burg

08:27 | 11 Nëntor 2018
A Z

Tash e sa muaj pozita dhe opozita parlamentare nuk po mund të harmonizojnë qëndrimet lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi. E presidenti, Hashim Thaçi, assesi nuk kundërshton takimet me homologun e tij serb në takimet e nivelit të lartë të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga Brukseli zyrtarë.

Sipas juristëve, mos bashkëpunimi i presidentit, Hashim Thaçi, me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe sipas tyre Presidenti duhet ftuar sa më parë në Kuvend për të diskutuar lidhur me ketë çështje, shkruan arbresh.info

Ehat Miftaraj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi thotë se çështjet që ndërlidhën me territorin e Kosovës i takojnë vetëm sovranit, e që në rastin e Kosovës ushtrohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës ka përcaktuar se Presidenti i Republikës së Kosovës udhëheq me politikën e jashtme të vendit, sikurse Kushtetuta ia ka atribuuar Kuvendit të Kosovës, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë më territorin, paqe, aleancat dhe çështjet politike dhe ushtarake. Në këtë drejtim, e Presidenti i Republikës apo çdo delegacion i Kosovës mund të bisedoj dhe negocioj me shtete të huaja lidhur me çështje me interes për Republikën e Kosovës dhe fqinjësinë e mirë apo promovimin e raporteve ndërshtetërore, sidoqoftë, vendimmarrja lidhur me çështjet që ndërlidhen me territorin apo sovranitetin territorial të Kosovës i takon vetëm sovranit e që në rastin e Kosovës ushtrohet nga Kuvendi i Kosovës përmes përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Miftaraj, për arbresh.info.

E për juristin, Muhamet Kelmendi, presidenti Thaçi duhet të ftojë urgjentisht seancën e Kuvendit të Kosovës dhe t’i informojë tërësisht në detaje përfaqësuesit e popullit me diskutimet dhe temat që bisedohen me Serbinë.

“Ne takimin e m ‘brendshëm midis Z. Thaçi dhe kriminelit Vucic dolën në dritë shumë çështje që kanë domethënie të rendë dhe qe z. Thaçi duhet të përgjigjet, madje edhe penalisht. Kuptohet se askush nuk po ia ndalon dhe as qe e diskuton detyrën si president në takime të karakterit ndërkombëtar. Kjo e drejtë buron nga Kushtetuta dhe ketë e ka për detyrë z. Thaçi të kryeje kon formë normave kushtetuese. Mirëpo, çështja ndërlikohet dhe po merr karakter të veprës penale, te dënueshme kur në diskutim me shtetin kriminal serb janë territoret e Republikës. Me ketë dhe kjo çështje nuk mundet dhe nuk është në kompetence te z. Thaçi si President i Republikës. Z. Thaçi e shpëton vetëm një veprim, Ai duhet të ftojë urgjentisht Seancën e Kuvendit të Kosovës dhe tërësisht, në detale të informoj përfaqësuesit e popullit me diskutimet dhe temat. Nuk ka mundësi kurrsesi të vazhdohet diskutimi me kriminelin Vuçiq ne Bruxel pa e kryere detyrën madhore, atë të marrjes së mandatit nga Kuvendi .Çdo prekje e territorit, qofte edhe me centimetra, nuk është çështje e z. Thaçi. ajo është çështje e Kuvendit dhe e popullit te Republikë”, është shprehur Kelmendi për arbresh.info.

Sipas tij, presidenti Thaçi e ka shkelur ashpër Kushtetutën e Republikës.

“Ai disa punë të mëdha dhe të karakterit antikushtetues i ka kryer dhe vazhdon me shkelje të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për ti bere këto të qarta flasin, 1. Normat kushtetuese, nga neni 1 e deri te nenet 17-31, si dhe të kompetencat e veta, si President. Mos bashkëpunimi me Kuvend dhe me Qeveri është cerralizim i rëndë i punëve dhe ashtu bëhet shkelje e rëndë e normave kushtetuese. Aq më parë kur temë e diskutimit, siç ka deklaruar vetë z. Thaçi, është ‘korrigjimi’ i kufijve me shtetin okupues serb. 2. Z. Thaçi nuk e din, apo e dinë dhe me vetëdije vepron në kundërshtim me normat kur e benë temë të diskutimit territorin e Kosovës. Nga natyra e veprimeve si President kjo nuk ka karakter të përfaqësimit të shtetit, por hynë në punë të brendshme, e ku kompetencat i ka Kuvendi, Qeveria dhe sovrani (populli). 3. Me ketë veprim ka shkelur nenet 120 -125 te KP te Kosovës e ku dënimet janë deri me burg të përjetshëm,” deklaron Kelmendi.

Për më tepër ai thotë se shteti duhet të veprojë në rastin e presidentit Thaçi.

“Pra, kemi kështu vepra e vepra të dënueshme të z. Thaçi. Por, nëse ka mbetur ndonjë grimce e ndërgjegjes, duhet z. Thaçi, te rikthehet te Republika dhe të mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Çdo vazhdim i mëtejshëm në formën e tillë e benë recidiviste penal. Shteti duhet te veproj”, përfundoi Kelmendi./A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale