Edhe pse është folur shumë për kontratat e dëmshme të lidhura nga Telekomi i Kosovës, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe në “Vala” nuk do të arrijë që gjatë këtij mandati të dalë me një raport sa i përket punës që ata kanë bërë deri më tani.
Anëtarja e këtij Komisioni, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se për shkak të kohës së kufizuar që ata kanë pasur nuk kanë arritur të hulumtojnë të gjitha kontratat, që kanë qenë objekt i hetimit.
Ajo ka thënë se si Komision kanë hetuar kontratën mes Telekomit dhe “Z-Mobile”-it, të cilën e kanë konsideruar si të dëmshme.
