Partia Socialdemokrate, të cilën e udhëheq Shpend Ahmeti, ia pati ofruar opozitës nënshkrimet e deputetëve të saj për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”. Por, në seancën e së hënës pikërisht deputetët socialdemokratë ia bënë kuorumin koalicionit qeverisës. Analistët politikë vlerësojnë se këto veprime mund t’i paraprijnë hyrjes së kësaj partie në Qeveri, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Partia Socialdemokrate (PSD) ia pati ofruar muaj më parë nënshkrimet e dymbëdhjetë deputetëve të saj partive opozitare për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit.
Mirëpo në seancën e së hënës (pardje) të Kuvendit deputetët e partisë së Shpend Ahmetit qëndruan në sallë, duke ua bërë kuorumin koalicionit qeverisës, derisa dy partitë e tjera opozitare (LDK-ja dhe LVV-ja) kishin lëshuar sallën.
Deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, thotë për “Zërin” se vendimi i dy partive të tjera opozitare për ta lëshuar sallën e Kuvendit të hënën që lamë pas ishte i paarsyeshëm, prandaj, siç thotë ajo, deputetët e PSD-së qëndruan në sallë./Zëri/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...