Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Shpresa Shala do të jetë drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
“Drejtoreshë e Arsimit do të jetë Shpresa Shala. Ajo ka qenë drejtoreshë në shkollën “Xhemajl Mustafa” dhe është e shkëlqyer në punën e saj. Shala ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin Drejtues të shkollës si dhe ka pasur rezultat të mirë te nxënësit. Po mundohemi t’i avancojmë njerëzit e suksesshëm në pozita”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.
Drejtorinë e Arsimit e ka udhëhequr Jonuz Salihaj nga AAK, por partia e tij para pak ditësh ka kërkuar lirimin nga detyra të tij.
AAK është në koalicion në Komunën e Prishtinës.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...